Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë ndaj një shtetasi meksikan, i cili dyshohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, të parashikuar në nenin 383, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Të lidhura
None found
Sipas dyshimeve, ngjarja ka ndodhur më 19 shtator, gjatë manifestimit “Festa e Tetorit – Tingujt e Kulturës”, në parkun “Gjorce Petrov”. Oficeri i policisë ishte përpjekur ta identifikonte 31-vjeçarin, ndërsa ky i fundit e kishte goditur në kokë me një kanaçe birre. Kur polici tentoi ta ndalonte, i dyshuari e sulmoi sërish dhe e goditi në duar.
Meqë shtetasi meksikan nuk ka vendbanim të regjistruar në vend, prokurori publik ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes. Për këtë arsye, gjyqtarit të procedurës paraprake i është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, bëri të ditur MPB-ja.
