Mesditën e sotme, një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në varrezat e fshatit Babicë. Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke shmangur rrezikun për banesën, ndërsa vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përhapjes së zjarrit, janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.
Ndërkohë, flakët vijojnë të jenë prezente në disa vatra.
