Altin Krasniqi: Dënimi me 25 vjet është shumë i rëndë, babai mund të mos jetë gjallë kur ta përfundojë

Altin Krasniqi deklaroi se babai i tij, Jakup Krasniqi, është 76 vjeç dhe mund të mos jetë më gjallë në kohën kur përfundon dënimi 25-vjeçar i shqiptuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Të lidhura

None found

Ai tha se përkrahja e treguar nga qytetarët gjatë protestës përbën një motivim të madh. Sipas tij, populli tashmë i ka konsideruar të pafajshëm ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët kanë qenë pjesë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi e përshkroi si tepër të vështirë çastin kur u dha vendimi. Ai tregoi se e ka vizituar të atin dhe se Jakup Krasniqi vazhdon të ketë vullnet të fortë, ndërsa shprehu krenarinë për të dhe tha se kjo forcë e ka inkurajuar edhe atë.

“Jemi krenarë për secilin prej tyre. Një dënim prej 25 vjetësh është shumë i rëndë. Babai është 76 vjeç dhe, kur të përfundojë dënimi, mund të mos jetë gjallë. Krenohemi me të, sepse kemi jetuar 20 vjet në liri, të cilat mund të mos i kishim pa luftën e UÇK-së”, u shpreh Altin Krasniqi për EuroNews.


Shtuar 19.09.2026 12:37

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet