Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit pas vendimit të Hagës

Veton Berisha, deputet i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), ka deklaruar se është i gatshëm të ofrojë mbështetjen dhe nënshkrimin e tij për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të trajtohej gjendja në vend pas vendimit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Si përfaqësues i komunitetit egjiptian dhe deputeti i vetëm i PLE-së në Kuvend, Berisha ka vlerësuar se rrethanat aktuale kërkojnë “unifikim politik dhe institucional”.

Ai u ka kërkuar deputetëve të tjerë që ta përkrahin nismën, duke rikujtuar se nevojiten të paktën 40 nënshkrime për të mundësuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Berisha ka deklaruar se pas zhvillimit të seancës mund të hartohet një rezolutë e përbashkët, me të cilën Kuvendi do të shprehte pozicionin dhe përkrahjen e tij për vijimin e procesit gjyqësor.

Sipas tij, pjesë e rezolutës mund të jetë edhe pritshmëria që Gjykata e Apelit ta rishikojë dhe ta korrigjojë vendimin e 16 shtatorit, duke respektuar procedurat dhe standardet ligjore përkatëse.

Ai ka shtuar se Kuvendi mund të analizojë edhe masa të tjera të mundshme kushtetuese dhe ligjore, të cilat bëjnë pjesë në kompetencat e institucioneve të Kosovës.

“Unë jam i gatshëm ta jap nënshkrimin tim. Jo në emrin tim!”, ka shkruar Berisha.


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet