Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kërcënuar ministren Donika Gërvalla.
Të lidhura
None found
Kanosja është bërë nëpërmjet një postimi që i dyshuari e kishte publikuar nga profili i tij në Facebook.
Në postim përmendeshin Donika Gërvalla dhe Vudi Xhymshiti, ndërsa përdoreshin fjalët për “plumbin” dhe vendin “ku me rrok”.
Policia bëri të ditur se i dyshuari, një mashkull kosovar, u arrestua pasi përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një viktimë femër kosovare dhe një viktimë mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
