Familja e të ndjerit Astrit Dehari u prit nga Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, dhe z. Bekim Kodraliu, prokuror special që ka në ngarkim çështjen e Deharit.
Në bashkëbisedimin me familjarët, Gashi u njoh drejtpërdrejt me shqetësimet dhe qëndrimet e tyre. Ai nënvizoi se rasti duhet të trajtohet me seriozitet e profesionalizëm, duke respektuar plotësisht ligjin.
Të lidhura
None found
Sipas Kryeprokurorit të Shtetit, institucionet kanë detyrimin të sqarojnë tërësisht rrethanat në të cilat humbi jetën Astrit Dehari. Gashi përsëriti se do të vërë në dispozicion angazhimin e tij maksimal, në kufijtë e kompetencave dhe autorizimeve ligjore, për të siguruar trajtimin profesional të kësaj çështjeje penale, zbardhjen e së vërtetës dhe arritjen e një përfundimi për rastin.
Përkushtimi i Kryeprokurorit të Shtetit mbetet trajtimi i çdo çështjeje penale me transparencë, përgjegjësi dhe paanshmëri. Ky angazhim synon që rastet e viktimave të marrin përgjigjen e institucioneve dhe që familjarëve t’u përmbushen pritshmëritë legjitime për drejtësi.





