Bytyçi: PDK-ja dhe AAK-ja nuk duhet të presin më rikthimin e Thaçit, kërkohet bashkëpunim politik pas vendimit të Hagës

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hapur një kapitull të ri politik për Kosovën. Vendimi i 16 shtatorit 2026 për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin pritet të ndikojë jo vetëm në fatin e tyre, por edhe në pozicionimin e partive politike dhe në funksionimin e institucioneve të vendit.

Të lidhura

None found

Profesori Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, tha se aktgjykimi i Hagës e ka vendosur politikën kosovare përballë një realiteti të ri, ku partitë duhet të rishikojnë qëndrimet dhe strategjitë e tyre.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si subjekte politike të dala nga lufta, nuk mund të vazhdojnë të mbështeten te pritja për kthimin e Hashim Thaçit si kusht për rikthimin e tyre në pushtet.

Image

Bytyçi vlerësoi se shpresa për lirimin e ish-presidentit ka krijuar pasiguri dhe i ka nxitur PDK-në e AAK-në të vijojnë bllokimin e institucioneve. Ai kërkoi që këto dy parti të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen dhe LDK-në për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Profesori paralajmëroi se mungesa e institucioneve e vë një shtet në rrezik edhe më të madh se një vend nën diktaturë, ndërsa e cilësoi anarkinë si armikun më të madh të njerëzimit. Për këtë arsye, ai pret kompromis, mirëkuptim, bashkëpunim dhe unitet mes forcave politike në çështjet që lidhen me interesat themelore të shtetit dhe vendit.

Bytyçi u ndal edhe te përmbajtja e vendimit të Gjykatës Speciale, të cilin e përshkroi si një goditje për mënyrën se si Kosova është qeverisur nga çlirimi i saj deri në ngritjen e aktakuzës ndaj katër ish-komandantëve të UÇK-së. Ai i konsideroi disproporcionale dhe jo logjike masat e dënimit, duke theksuar se Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi nuk duhej të merrnin të njëjtin dënim.

Sipas tij, para ish-krerëve të UÇK-së në bankën e të akuzuarve do të duhej të ishin disa ish-drejtues të Partisë Socialiste dhe të institucioneve të Tiranës, mes tyre edhe Fatos Klosi. Bytyçi pretendon se vrasja e Behadin Hallaqit kishte ndodhur nën këshillat e Klosit, me synimin për forcimin e autoritetit, kontrollin e gjithçkaje në UÇK dhe marrjen e pushtetit.

Megjithatë, ai tha se nuk dëshiron të ndalet gjatë në këtë pjesë dhe përsëriti se dënimet e dhëna ishin të rënda dhe, sipas tij, të pamerituara në atë masë. Profesori pret që Gjykata e Apelit të ulë dënimet dhe të sjellë një panoramë tjetër të çështjes.

Bytyçi solli si shembull rastet e trajtuara nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, duke përmendur Kotovinën e Kroacisë, i cili u dënua në shkallën e parë, por më pas u shpall i pafajshëm në Apel. Megjithatë, ai theksoi se nuk duhet pritur pafajësi e plotë, pasi gjykata ka provuar se një ose disa prej të akuzuarve kanë marrë pjesë në ekzekutime fizike.

Një tjetër element që, sipas profesorit, duhet të merret parasysh është rrëzimi i akuzës për krime kundër njerëzimit. Ai e sheh këtë si dëshmi se UÇK-ja ishte një lëvizje kryengritëse legjitime dhe se vendimet e dhëna nuk e zhbëjnë luftën e shqiptarëve për liri.

Bytyçi nënvizoi gjithashtu se përgjegjësia është përcaktuar si individuale dhe se në proces është pranuar që krijimi i UÇK-së ishte një nevojë e domosdoshme e shkaktuar nga regjimi i Millosheviçit.

Vendimi i Hagës, sipas tij, duhet të sjellë ndryshim edhe në mënyrën se si klasa politike e Kosovës i qaset Serbisë. Ai kërkoi që të gjitha partitë të mbajnë një qëndrim të përbashkët dhe deklaroi se opozita duhet të kuptojë se më nuk funksionojnë ndërmjetësues si Grenelli apo persona të tjerë të ngjashëm, të cilët, sipas tij, mund të bëhen të rrezikshëm për interesat e Kosovës kur tejkalojnë kufijtë në mbështetje të politikave serbe.

Profesori argumentoi se marrëdhënia me Serbinë ka hyrë në një fazë të re dhe se ka ardhur koha që politika kosovare të bashkohet rreth vendosjes së një kufiri përfundimtar ndaj saj. Ai e cilësoi dialogun e imponuar nga administrata Obama si shkak që solli Gjykatën Speciale dhe zhvillime të tjera që, sipas tij, e kanë dëmtuar Kosovën.

Bytyçi tha se nuk mund të ketë dialog me Serbinë për sa kohë ajo synon të përfitojë pa e njohur shtetin e Kosovës. Sipas tij, bisedimet mund të zhvillohen vetëm pas njohjes dhe vendimi për këtë qasje duhet të merret bashkërisht nga të gjithë politikanët e Kosovës.

Duke analizuar zhvillimet politike pas vitit 2013, profesori tha se Kosova është përçarë dhe fragmentarizuar më shumë se në çdo periudhë tjetër. Ai e lidhi këtë proces me marrëveshjen e parë mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit, të nënshkruar më 19 prill 2013.

Sipas Bytyçit, në vend që dallimet të anashkaloheshin, ato u thelluan dhe u kthyen në ndarje të mëdha mes forcave politike dhe brenda vetë partive. Ai e lidhi këtë periudhë edhe me ardhjen në pushtet të Edi Ramës në Shqipëri, duke e akuzuar kryeministrin shqiptar se nuk e bashkoi klasën politike të Kosovës, por ndikoi në përçarjen e saj.

Ai përmendi faktin se, gjatë vizitave të para në Prishtinë, Rama nuk takonte homologun e tij Isa Mustafa, si dhe konfliktin publik me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Më tej, Bytyçi iu referua edhe përplasjes gjashtëvjeçare me Albin Kurtin.

Profesori tha se shumë persona ia atribuojnë Kurtit përgjegjësinë për ndarjet politike, por sipas tij, Rama nuk është përplasur vetëm me të. Bytyçi e shpjegoi këtë me qëndrimin që, sipas tij, Edi Rama ka mbajtur në favor të Serbisë sa herë është diskutuar çështja e Kosovës.

Për këtë arsye, ai kërkoi ndalimin e dialogut me Serbinë, duke e cilësuar të papranueshme që Serbia të ketë dy karrige në tryezën e bisedimeve, ndërsa Kosova vetëm një. Sipas tij, karrigia e dytë, e padukshme, e Serbisë në dialog është ajo e Edi Ramës.

Si hap të parë pas këtij zhvillimi, Bytyçi sugjeroi arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Ai tha se një marrëveshje e tillë do të ishte një mesazh i rëndësishëm për stabilitetin e vendit, në një kohë kur, sipas tij, Serbia ka pritur krijimin e një gjendjeje lufte në Kosovë.

Hapi i dytë, sipas profesorit, duhet të jetë përcaktimi i dy ose tre parimeve si kushte për marrëdhëniet e ngushta me Shqipërinë. Në këtë kuadër, ai përmendi dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, kushtëzimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë nga interesat e Kosovës dhe bashkërendimin e qëndrimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Bytyçi kritikoi situatën aktuale, ku, sipas tij, Kosova angazhohet për sigurimin e njohjeve, ndërsa kryeministri i Shqipërisë u kërkon ambasadorëve të tij të punojnë kundër tyre, për shkak të ideve që ai i cilëson si zgjidhje në favor të Serbisë, përfshirë Jugosllavinë e Re apo ndarjen e Kosovës. Këto qëndrime ai i bëri për “Bota sot”.


Shtuar 19.09.2026 08:13

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet