Dy përballje në javën e shtatë të Superligës së Kosovës, Malisheva kërkon vazhdimësinë

Programi i javës së shtatë në Superligën e Kosovës vijon sot, të shtunën, me zhvillimin e dy takimeve.

Të lidhura

None found

Ndeshja e parë do të luhet në Drenas, ku Feronikeli ’74 do të përballet me Vushtrrinë. Të dyja ekipet janë rikthyer këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.

Feronikeli ’74 synon të sigurojë fitoren e dytë të kampionatit, pasi të gjitha ndeshjet e tjera i ka mbyllur me humbje. Në krahun tjetër, Vushtrria kërkon suksesin e parë, duke qenë se pas gjashtë javësh nuk ka marrë ende asnjë rezultat pozitiv.

Përballja tjetër do të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’, ku Malisheva, që e ka nisur sezonin në mënyrë mjaft të mirë, do të presë skuadrën e Malishevës.

Ekipi vendas do të synojë tri pikët për të mos humbur ritmin me Prishtinën kryesuese, e cila të premten fitoi në transfertë përballë Gjilanit.

Ndërkohë, Ballkani do të kërkojë rikthimin te fitorja pas dy ndeshjeve pa sukses. Në paraqitjen e fundit, kampionët barazuan 0-0 në shtëpi me Dukagjinin.

Të dyja ndeshjet janë programuar të nisin në orën 16:00.


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet