Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, do të varroset të premten, më 18 shtator, në orën 16:00, në varrezat e Prishtinës në Arbëri.
Të lidhura
None found
Detajet e ceremonisë janë bërë publike përmes një njoftimi nga familjarët e saj.
Në nderim të jetës dhe veprës së Brovinës, para varrimit do të organizohet një mbledhje komemorative, e cila nis në orën 10:00.
Homazhi për Flora Brovinën sjell në vëmendje gruan që dhimbjen e shndërroi në poezi, mjekësi dhe qëndresë.
Mbledhja përkujtimore do të zhvillohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Në nder të figurës së humanistes Flora Brovina, homazhe do të mbahen edhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 11:30 deri në orën 14:30.
Ceremonia e varrimit të së ndjerës është paraparë për të premten, më 18 shtator, në orën 16:00.
Flora Brovina, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, ndërroi jetë më 15 shtator, në moshën 76-vjeçare.
