Kusari-Lila: Aktgjykimi i sotëm është goditje e rëndë për Kosovën

Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke e përshkruar këtë ditë si të rëndë për Kosovën.

Të lidhura

None found

Sipas saj, aktgjykimi i sotëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, përbën një dënim të rëndë për Kosovën, familjet e tyre dhe mbarë popullin e Kosovës.

Kusari-Lila ka theksuar se UÇK-ja përfaqësonte vetë popullin e Kosovës, zërin e rezistencës, vullnetin për liri dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund dhunës e represionit. Ajo ka thënë se në radhët e UÇK-së u mishërua përpjekja e një populli që nuk pranoi të jetonte pa liri dhe dinjitet.

Ministrja ka nënvizuar se historia e luftës së Kosovës nuk mund të përkufizohet nga një aktgjykim i vetëm, pasi ajo lidhet me sakrificën e mijëra burrave dhe grave që kontribuuan për lirinë e vendit.

Ajo ka shtuar se UÇK-ja do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së Kosovës dhe burim frymëzimi për brezat e ardhshëm, të cilët do të punojnë për ndërtimin, forcimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

“Sot duhet të jemi të bashkuar dhe të palëkundur, të mbrojmë të vërtetën historike dhe dinjitetin e Kosovës, si dhe të mos lejojmë që sakrifica për liri të zbehet apo të relativizohet”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka bërë të ditur se beteja dhe angazhimi për lirinë e çlirimtarëve do të vijojë deri në lirimin e tyre të plotë.

Liri për çlirimtarët!

Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!


Shtuar 16.09.2026 13:40

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel