Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka vijuar denoncimet e tij lidhur me kërkesën që i është drejtuar SPAK-ut për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Bardhit, ndaj Ballukut rëndojnë tashmë akuzat më të rënda që mund t’i atribuohen një zyrtari të lartë: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Këtyre akuzave u shtohet edhe procedimi i parë për shkeljen e barazisë në 8 procedura prokurimi, me një vlerë prej 1.2 miliardë eurosh.
Të lidhura
None found
Bardhi deklaron se provat e reja kanë nxjerrë në pah dy vila të fshehura të Belinda Ballukut, të vendosura në dy prej resorteve më luksoze të bregdetit.
Ai përmend edhe detajet e luksit në vilën e Palasës, ku mermeri blu dhe zgjedhjet e tjera arkitekturore konkurronin me standardet e jahteve dhe hoteleve më të shtrenjta. Sipas tij, këto të dhëna gjenden në email-in personal të Belinda Ballukut.
Kanë kaluar 5 ditë nga njoftimi i SPAK-ut se Belinda Balluku është marrë e pandehur edhe për tre akuza të reja, ndërsa në Kuvend nuk është depozituar ende një kërkesë e re për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.
Megjithëse pozita penale e ish-zv/kryeministres është rënduar me akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilat i bashkohen akuzës për shkelje të barazisë në 8 procedura prokurimi me vlerë 1.2 miliardë euro, SPAK nuk ka ndërmarrë hapa për ndryshimin e masës së sigurimit.
Gazment Bardhi, përsërit se provat e reja lidhen me zbulimin e dy vilave të fshehura të Ballukut në dy resorte luksoze në bregdet.
Ai thekson se mermeri blu i përdorur në vilën e Palasës dhe materialet high-end, të ngjashme me ato të jahteve apo hoteleve më luksoze, pasqyrohen në email-in personal të ish-zv.kryeministres.
“Akuzat janë rënduar dhe bashkë me to është rënduar edhe pozita penale e Belinda Ballukut, por SPAK vazhdon të heshtë për ashpërsimin e masës së sigurimit. Një standard ky që drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, e pranoi dhe e zbatoi në dhjetor”, shprehet Bardhi.
Ai ngre gjithashtu, pyetjen se përse SPAK po bëhet pjesë e lojës politike dhe po i krijon kohë Edi Ramës për manovra politike.
“Edhe sa vila duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut që SPAK t’i bindet ligjit dhe jo ‘Aleancës së Valamarit’?”, përfundon Bardhi.
