Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të martën emërimin e një numri zëvendësministrash në kuadër të ministrive të Qeverisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
Lista përfshin edhe zëvendësministra të parë, ndërsa në disa prej ministrive janë caktuar nga dy zëvendësministra.
Përparim Kryeziu është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Kreshnik Ahmeti do të ushtrojë detyrën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Hysni Mehani është caktuar zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
Agon Batusha është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Getoar Mjeku do të jetë zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa Triera Kasumi-Berisha është emëruar zëvendësministre në të njëjtën ministri.
Fatban Bunjaku është caktuar zëvendësministër i parë, ndërsa Jeton Mehmeti zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Ali Dula është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
Enver Dugolli do të mbajë pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Zef Morina është caktuar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.
Daulina Osmani është emëruar zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, ndërsa Sejnur Veshall zëvendësministër në këtë ministri.
Avni Zogiani është caktuar zëvendësministër i parë dhe Driton Hyseni zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Agon Dobruna është emëruar zëvendësministër i parë, ndërsa Besart Jashari zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Nora Arapi-Krasniqi do të jetë zëvendësministre e parë dhe Tijana Veljkovic zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Arsim Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
Genc Nimoni është caktuar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë.
Gegë Lleshi do të shërbejë si zëvendësministër i parë, ndërsa Enis Kervan si zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim janë emëruar Lulzim Hetemi si zëvendësministër dhe Ratomir Minic si zëvendësministër i parë.
Igor Mitic është caktuar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Muhedin Nushi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
