Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë, 8 të arrestuar, mes tyre Gert Gjinarari

Autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi shqiptar të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Tetë persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa ndaj katër të tjerëve është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Në mesin e të ndaluarve është edhe Gerd Gjinarari, 52-vjeç, i njohur me nofkën “Gjenerali”.

Të lidhura

None found

Hetimi kishte nisur rreth një vit më parë, kur policia belge mori informacion se një apartament në Berchem të Antwerp-it mund të shërbente për fshehjen e sasive të mëdha të kokainës.

Në fokusin e hetuesve ishte një 48-vjeçar, i cili dyshohet se ndërmjetësonte mes grupeve kriminale shqiptare dhe rrjeteve të Amerikës Latine.

Sipas autoriteteve, 48-vjeçari organizonte transportin e drogës, nxjerrjen e ngarkesave nga porti i Antwerp-it dhe shpërndarjen e tyre.

Ai dyshohet gjithashtu se gjente personat e nevojshëm për realizimin e trafikut, përfshirë punonjës sigurie, dhe drejtonte grupet që merrnin ngarkesat e kokainës në port.

Gjatë fazave të mëparshme të hetimit, policia kishte sekuestruar dy ngarkesa kokaine me peshë 46 dhe 53 kilogramë. Në kontrollet e fundit, të kryera në Berchem, Deurne, Kapellen dhe zona të ndryshme të Brukselit, u zbuluan armë e municione të fshehura, jelekë antiplumb, pajisje për bllokimin e sinjalit, para cash dhe makineri për numërimin e tyre.

Mes materialeve të sekuestruara u gjetën edhe pasaporta dhe karta shtypi të falsifikuara. Hetuesit zbuluan gjithashtu presa dhe kallëpe që dyshohet se përdoreshin për formësimin e blloqeve të kokainës.

Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i njohur si “Gjenerali”, ishte identifikuar më herët nga autoritetet belge. Në qershor, ai ishte arrestuar nga ekipi FAST i Policisë Federale, pasi autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer në vitin 1997. Rrethanat e lirimit të tij pas atij arrestimi ende nuk janë bërë të ditura.

Disa muaj pas arrestimit të parë, Gjinarari është ndaluar sërish, këtë herë në kuadër të hetimit belg për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Autoritetet italiane dyshojnë se në vitin 1997 ai vrau një rival në një spital në Milano, duke përdorur një pistoletë të fshehur në një buqetë me lule. Në kohën e arrestimit të qershorit, procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë ishin ende në vijim. Tani, përveç çështjes italiane, ai përballet edhe me hetimin e ri në Belgjikë lidhur me dyshimet për trafik kokaine.


sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom