Kina zgjeron kufizimet e udhëtimit, qytetarët rrezikojnë të mos lejohen të dalin jashtë vendit

Në Kinë kanë nisur të zbatohen rregulla të reja për udhëtimet hyrëse dhe dalëse, të cilat, në rrethana të caktuara, u japin autoriteteve më shumë kompetenca për t’ua ndaluar qytetarëve largimin nga vendi.

Të lidhura

None found

Qytetarët kinezë që, gjatë qëndrimit jashtë shtetit, vlerësohet se kanë “dëmtuar” sigurinë apo interesat kombëtare të Kinës mund të përballen me ndalim udhëtimi deri në tre vjet pasi të jenë kthyer në vend, sipas dispozitave të reja.

E njëjta masë mund të merret edhe ndaj individëve që shkelin rregullat e importit dhe eksportit të teknologjisë, kur autoritetet çmojnë se veprime të tilla mund të cenojnë sigurinë teknologjike ose industriale të Kinës.

Pekini deklaron se ndryshimet synojnë të “mbrojnë sovranitetin dhe sigurinë kombëtare”, ndërsa hedh poshtë pretendimet se ato kufizojnë udhëtimet e qytetarëve të zakonshëm.

Një platformë zyrtare kineze që merret me përgënjeshtrimin e informacioneve të rreme bëri të ditur se qëllimi nuk është pengimi i lëvizjes së zakonshme. Sipas saj, rregullat synojnë udhëtimet e pazakonta dhe parandalimin e nisjeve drejt destinacioneve të cilësuara me rrezik të lartë.

Autoritetet thonë se masat janë hartuar edhe për të shmangur rastet kur qytetarët mashtrohen për të dalë jashtë vendit ose përfshihen në veprimtari të paligjshme, përfshirë lojërat e fatit dhe mashtrimet online.

Nga ana tjetër, kritikët e qeverisë kineze vlerësojnë se këto rregulla mund t’i ofrojnë Pekinit një mekanizëm tjetër për të mbikëqyrur veprimtarinë e shtetasve të vet jashtë Kinës.

Drejtuesi ekzekutiv i Qendrës për Ligjin Aziatik në Universitetin Georgetown, profesori Tom Kellogg, i tha BBC Chinese se masat krijojnë një instrument të mëtejshëm për kontrollin e asaj që qytetarët kinezë thonë dhe bëjnë përtej kufijve.

Ai shpjegoi se, në raste të caktuara, organet e sigurisë shtetërore mund të mos miratojnë lëshimin e pasaportave për njerëz që kritikojnë qeverinë kineze nga jashtë ose përfshihen në veprimtari në mbrojtje të të drejtave.

BBC Chinese solli gjithashtu historinë e një shtetasi kinez 26-vjeçar, të paraqitur me pseudonimin Pipi, i cili deklaroi se në vitin 2023 iu refuzua kërkesa për pasaportë.

Sipas Pipit, refuzimi mund të ketë lidhje me pjesëmarrjen e tij në protestat pro-demokracisë të zhvilluara në Hong Kong në vitin 2019. Ai tha se gjatë demonstratave ishte intervistuar nga mediat e Hong Kongut, ndërsa pas kthimit në Kinën kontinentale ishte marrë në pyetje nga policia e sigurisë shtetërore.

Ai tregoi se një zyrtar i emigracionit i kishte thënë se nuk mund të merrte pasaportë “për shkak të çështjes së Hong Kongut”, por se nuk i ishte dhënë asnjë arsyetim zyrtar me shkrim.

“Jam vetëm një njeri i zakonshëm. Jam i ri dhe nuk kam bërë asgjë të gabuar. Nuk e di nëse një ditë do të arrij të largohem nga Kina”, u shpreh ai.

Të dhënat e mbledhura nga organizata për të drejtat e njeriut Safeguard Defenders tregojnë se gjatë viteve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e ndalimeve për dalje nga Kina. Në bazën e të dhënave të gjykatës supreme kineze, gjatë vitit 2016 figuronin vetëm 89 raste ku përmendeshin masa të tilla.

Vitin e kaluar, kjo shifër kishte arritur në 188.760 raste. Po ashtu, nga viti 2019 deri në vitin 2025, pesha e vendimeve civile që përmbanin kufizime udhëtimi u shtua më shumë se 30 herë, duke kaluar nga afërsisht 0.23% në 7.3%.

Ekspertët mendojnë se shifra faktike mund të jetë më e madhe, pasi është rritur numri i vendimeve gjyqësore që nuk bëhen publike.

Dispozitat e reja u kërkojnë gjithashtu zyrtarëve në kufi që t’i këshillojnë shtetasit kinezë të shmangin udhëtimet në vende apo rajone të vlerësuara me “rrezik të lartë”.

Kufizime të këtij lloji, megjithatë, janë zbatuar edhe më herët ndaj disa kategorive të qytetarëve. Në rrethana të caktuara, punonjësve të administratës publike dhe kompanive shtetërore u kërkohet të dorëzojnë pasaportat dhe të sigurojnë miratim përpara se të udhëtojnë jashtë Kinës.

Një 32-vjeçar i punësuar në një institucion financiar shtetëror në Pekin, i prezantuar me pseudonimin Xiao Wang, tha për BBC Chinese se personeli është paralajmëruar se disa shtete, mes tyre Japonia, vlerësohen si destinacione të papërshtatshme për udhëtim.

Ai shtoi se disa miq të tij të punësuar në administratën shtetërore, përfshirë persona që punojnë në muze, hasin vështirësi të mëdha për të udhëtuar jashtë. Në disa raste, për shkak të pozicionit të punës, ata nuk lejohen as të aplikojnë drejtpërdrejt për pasaportë.

Profesori Kellogg i përshkroi kufizimet gjithnjë e më të gjera të udhëtimit si “thellësisht shqetësuese”.

Në vlerësimin e tij, këto masa dëshmojnë shtimin e kontrollit ideologjik gjatë drejtimit të presidentit kinez Xi Jinping dhe risjellin në kujtesë epokën e Mao Ce Dunit.

Përgjatë dekadave të sundimit të Mao Ce Dunit, Kina mbeti kryesisht e shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Vetëm në vitet 1990, pas reformave ekonomike dhe hapjes së vendit, udhëtimet ndërkombëtare nisën të bëheshin një pjesë më e zakonshme e jetës për qytetarët kinezë.

Sipas Kellogg, kufizimet që zbatohen sot ndaj udhëtimeve “ringjallin kujtimet e asaj kohe të dhimbshme”.


Shtuar 15.09.2026 09:26

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom