Vendimi i Kuvendit për krijimin e Qeverisë së re është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës.
Të lidhura
None found
Pas deponimit të kërkesës, deputetët e PDK-së, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, folën para mediave.
Tahiri bëri të ditur se partia e tij i ka kërkuar Kushtetueses ta shqyrtojë mënyrën e votimit të Qeverisë dhe të vendosë masë. Sipas tij, ndërhyrja e Gjykatës duhet të rikthejë ligjshmërinë dhe funksionimin e institucioneve në përputhje me kornizën kushtetuese.
Ai deklaroi se kërkesa për trajtimin e votimit të Qeverisë tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Tahiri paralajmëroi se PDK-ja do ta sfidojë në këtë gjykatë secilin vendim, duke theksuar rëndësinë që vendi të rikthehet në binarët kushtetues.
Edhe deputeti Përparim Gruda konfirmoi se PDK-ja ka kundërshtuar vendimin e Kuvendit për themelimin e ekzekutivit të ri.
Gruda tha se tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë për shkeljet që, sipas tij, janë kryer në institucionet themelore të shtetit.
