“Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve”/ Kurti për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk e njollos luftën e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për procesin në Hagë, tha se Serbia ka kryer një gjenocid ndaj shqiptarëve. Në nisje të ekspozesë për mandatin e katërt qeveritar, kryeministri tha se në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe është kryer gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare.

Sipas tij, asnjë gjykatë nuk e njollos luftën e UÇK-së. Më tej ai shtoi se e gjithë Kosova është në pritje të vendimit nga Dhomat e Specializuara për ish-krerët e UÇK-së.

Të lidhura

None found

“Ju përgëzoj për konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit. Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Ne e kemi të qartë atë që ka ndodhur. Në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe është kryer gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së”, ka thënë Kurti.


Shtuar 13.09.2026 18:51

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetjojobet güncel girişJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis