Nëntë vjet burg për organizatorin e grabitjes së Donnarummas, ku u dhunua edhe partnerja e tij shtatzënë

Ilyas Kherbouch, i njohur me nofkën Ganito, është dënuar nga Gjykata Penale e Parisit me nëntë vjet burg dhe 80 mijë euro gjobë. 21-vjeçari u shpall fajtor si drejtues i grabitjes së dhunshme të kryer në korrik të vitit 2023 në banesën e Gianluigi Donnarummas dhe partneres së tij, Alessia Elefante.

Të lidhura

None found

Sulmi ndodhi në shtëpinë e portierit në Paris, kur ai luante për Paris Saint-Germainin. Donnarumma u rrah dhe u lidh, ndërsa edhe Elefante u sulmua dhe u neutralizua nga grabitësit.

Autorët u larguan me sende që kapnin vlerën e rreth një milion eurove, mes të cilave ora luksoze, bizhuteri, para të gatshme dhe çelësa automjetesh luksoze.

Në momentin e ngjarjes, Elefante ishte shtatzënë. Ajo pësoi një abort pak kohë pas sulmit.

Për të njëjtën çështje, Moktar Diop mori një dënim prej pesë vjetësh burg, dy prej të cilëve iu pezulluan.

Ndryshe përfundoi procesi për Khyan Mamounin, të cilin prokuroria e kishte përshkruar si një tjetër organizator kryesor të grabitjes. Ai u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga akuzat.

Procesi gjyqësor u mbajt më 10 dhe 11 shtator, pa praninë e Donnarummas dhe partneres së tij.

Gjatë gjykimit, seanca u pezullua përkohësisht për shkak të kërcënimeve dhe fyerjeve të Kherbouchit. Ai ishte arratisur nga burgu i Villepintes në muajin mars, por autoritetet e kapën sërish.

Donnarumma, tashmë futbollist i Manchester Cityt, dhe Elefante u bënë viktima të një prej grabitjeve më të rënda të kryera ndaj një futbollisti në Francë.


Shtuar 12.09.2026 16:20

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel