Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku është planifikuar një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe banorët e qytetit.
Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, Arbian Mazniku dhe drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Blendi Çuçi.
Të lidhura
None found
Në sallën e Pallatit të Kulturës janë mbledhur përfaqësues të strukturave socialiste, së bashku me qytetarë të Vlorës.
Një nga temat kryesore të bisedimeve pritet të jetë reforma territoriale.
Takimi zhvillohet në kuadër të angazhimeve të Partisë Socialiste me strukturat në bazë dhe qytetarët, për çështje që lidhen me zhvillimin dhe administrimin vendor.
