Xabi Alonso ka vlerësuar në maksimum paraqitjet e Joao Pedros, duke e renditur sulmuesin brazilian në të njëjtin nivel me yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland.
Të lidhura
None found
Pedro e ka nisur sezonin e ri në mënyrë mbresëlënëse dhe ka qenë një prej protagonistëve të startit të fuqishëm të Chelseat. Në tri takimet e para, ai ka realizuar dy gola dhe ka regjistruar dy asistime, duke shfaqur një produktivitet që i kishte munguar në sezonet e kaluara.
Alonso u pyet nëse Joao Pedro mund të krahasohet me Haalandin, fituesin e Këpucës së Artë të Ligës Premier sezonin e kaluar me 27 gola. Trajneri spanjoll nuk hezitoi në përgjigjen e tij.
“Do të thosha po. Nëse llogaritni se sa sulmues të nivelit të lartë kemi në Ligën Premier, jam i sigurt se Joao Pedro është aty. Haaland, sigurisht, është aty. Kështu do ta vlerësoja edhe unë”, deklaroi Alonso.
Megjithatë, tekniku i Chelseat e sheh brazilianin si një futbollist edhe më të gjithanshëm, ndërsa për ta përshkruar atë e krahasoi me ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Karim Benzeman.
Sipas Alonsos, aftësia e Pedros për të operuar në disa pozicione dhe zona të ndryshme të fushës e bën atë një lojtar veçanërisht të vështirë për t’u markuar.
Braziliani ka luajtur si mesfushor, numër 10 dhe anësor, ndërsa para portës kundërshtare mund të jetë po aq i rrezikshëm dhe efektiv.
“Në shumë gjëra më kujton Benzeman, sepse është i mirë në zonë, është i mirë edhe jashtë saj, është i mirë kur vjen në krahun e majtë, është i mirë me kokë, është shumë komplet dhe inteligjent”.
“Pra, po, ai është ende i ri dhe ka gjëra për t’i zhvilluar, por ka shumë, shumë cilësi të jashtëzakonshme”, shtoi Alonso.//
