Java e katërt e “Abissnet Superiore” vijon sot me dy sfida, të cilat pritet të sjellin emocione dhe spektakël për tifozët.
Të lidhura
None found
Fokusi kryesor do të jetë në derbin e dytë të kryeqytetit, ku Partizani do të presë Dinamon në orën 16:00. Të kuqtë synojnë të marrin një tjetër fitore pas suksesit ndaj Vllaznisë, ndërsa blutë kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive, pasi kanë fituar dy ndeshjet e fundit radhazi.
Dy orë e gjysmë më vonë, në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta dhe Vora do të përballen mes tyre, në një ndeshje që premton rivalitet. Ekipi durrsak kërkon të qëndrojë pranë kryesuesve pas fitores 1-3 ndaj Laçit, ndërsa Vora do të tentojë të reagojë pas humbjes së thellë kundër Tiranës. Takimi do të nisë në orën 18:30.
