Xabi Alonso identifikon dobësinë kryesore të Chelseat: 7 gola të pësuar në tre duelet e para

Trajneri Xabi Alonso ka pranuar hapur se Chelsea ka nevojë urgjente për të forcuar fazën e prapavijës, teksa fillimi i vrullshëm i sezonit është shoqëruar me një bilanc të brishtë mes golave të realizuar dhe atyre të pësuar.

Londinezët renditen ndër formacionet më produktive të Ligës Premier, duke gjetur rrjetën tetë herë në tri takimet hapëse, por në krahun tjetër kanë lejuar që portieri i tyre të mposhtet shtatë herë.

Të lidhura

None found

Ky trend i çuditshëm u përsërit edhe të mërkurën në sfidën e Kupës së Ligës, ku Chelsea u gjend në disavantazh 2-0 përballë Leedsit, përpara se të përmbyste gjithçka me një fitore të thellë 6-3.

Alonso, që drejton për herë të parë skuadrën e “Bluve”, ka pranuar se formacioni gjendet ende në fazë formimi, sidomos pas revolucionit të ndodhur në organikë gjatë verës.

“Synimi ynë është të jemi më konkurrues, të shfaqemi po aq të fortë apo edhe më të rrezikshëm në ofensivë, sepse besoj se ka vend për progres, por në të njëjtën kohë kërkojmë ekuilibrin, të ndihemi të sigurt dhe kompaktë edhe në fazën mbrojtëse”.

“Dëshirojmë të mos lejojmë kaq shumë gola dhe kjo është përgjegjësi e të gjithë grupit, nga sulmuesit e deri te gardiani i portës”.

Tekniku spanjoll nënvizoi se ekipi duhet të jetë i aftë t’u përshtatet konteksteve të ndryshme të ndeshjeve, duke shtuar se është ende shumë herët për të përcaktuar potencialin real të këtij grupi.

“Jemi ende në hapat fillestarë për ta ditur me saktësi se çfarë do të bëhet kjo skuadër”.

“Mendoj se do të zhvillojmë shumë aspekte. Do të rritemi së bashku me lojtarët. Elementë me peshë po na bashkohen dhe janë në gjendje që të aktivizohen”.

Alonso ka grumbulluar tashmë disa rezultate me vlerë në startin e aventurës së tij në “Stamford Bridge”, por shifrat e thata tregojnë pa ekuivok se Chelsea ka ende punë për të bërë në repartin e prapavijës.


Shtuar 11.09.2026 17:21

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş