Gjatë dëgjesës publike të mbajtur në Njësinë Administrative Vllahinë, deputeti i qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj, përsëriti qëndrimin kundër përfshirjes së Bashkisë Selenicë në Bashkinë e Vlorës.
Sipas Sinajt, Selenica ka tregues pozitivë në funksionimin e saj, ndërsa ekonomia vendase mbështetet kryesisht te bujqësia dhe blegtoria. Për këtë arsye, ai vlerësoi se Selenica duhet të vazhdojë të jetë njësi administrative më vete.
Të lidhura
None found
