Një zjarr i përmasave të mëdha ra mbrëmjen e kaluar në komunën Shuto Orizare të Shkupit, duke përfshirë disa dyqane që ndodheshin në një objekt të parafabrikuar. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve drejt ndërtesave përreth.
Të lidhura
None found
Edhe pse situata fillimisht u paraqit e rëndë dhe zjarri përfshiu brenda pak kohësh pjesën më të madhe të objektit, ekipet e shërbimit zjarrfikës arritën ta vinin nën kontroll.
Informacionet e deritanishme bëjnë me dije se nga incidenti nuk ka persona të lënduar.
Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar zyrtarisht. Detaje të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes pritet të bëhen publike nga Ministria e Brendshme pas përfundimit të hetimeve.
