I ftuar si analist në emisionin e Champions League në Top Channel, Igli Tare ka komentuar mbylljen e sezonit të shkuar të Milanit. Sipas tij, dështimi i kuqezinjve për t’u kualifikuar në kompeticionin më të rëndësishëm europian ishte një hap fatal.
Të lidhura
None found
“Qëndrimi jashtë Champions League për Milanin sezonin e kaluar ishte thjesht vetëvrasje. Sidomos në katër ndeshjet e fundit të kampionatit. Juventusi dhe Milani konsideroheshin pretendentët kryesorë për një vend në katërshen e parë të renditjes,” u shpreh Tare.
Ai shtoi se mungesa e dy gjigantëve italianë në Champions nuk dëmton vetëm aspektin sportiv, por ka pasoja të rënda edhe në planin financiar për Italinë. Ndërkohë, vëmendje të veçantë tërhoqi edhe komenti i tij për trajnerin Massimiliano Allegri.
Kur mori detyrën e drejtorit sportiv te Milani, Tare kishte insistuar fort për Allegrin, të cilin e kishte cilësuar si teknik që do të dominonte ndeshjet. Megjithatë, mbrëmë ai ndryshoi qëndrim: “Pika më e fortë e Allegrit është aftësia për ta sistemuar skuadrën shumë mirë në fazën mbrojtëse”.
