Rezultatet e PISA 2025, Shqipëria renditet e para në rajon, Rama: Kemi kapërcyer edhe disa vende anëtare të BE-së

Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025, si një dëshmi të jashtëzakonshme të punës së bërë në arsim.

Rama tha se nxënësit shqiptarë kanë shënuar përmirësim të dukshëm në matematikë, shkencë dhe lexim. Sipas tij, Shqipëria është renditur e para në rajon në disa prej këtyre fushave, ndërsa vlerësimi, përtej qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, u takon edhe mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe vetë nxënësve.

Të lidhura

None found

Rama deklaroi se për këtë rezultat është punuar intensivisht gjatë një viti, me synim adresimin e problematikave të evidentuara.

Ai e përshkroi performancën e nxënësve si më të mirën e arritur ndonjëherë nga Shqipëria në PISA 2025, test që mat nivelin e të nxënit të fëmijëve të arsimit parauniversitar në matematikë, shkencë dhe lexim.

Kryeministri theksoi se vendi ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm pas periudhës së Covidit, kur, ashtu si vendet e tjera, përjetoi rënie të rezultateve.

Ai shtoi se Shqipëria tashmë kryeson rajonin dhe se ky rezultat përbën një vlerësim të rëndësishëm për të gjithë personat që kujdesen për edukimin e fëmijëve.

Rama vlerësoi veçanërisht punën e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, ndërsa u shpreh se rezultati është inkurajues dhe dëshmon angazhimin e Ministrisë së Arsimit.

Në transmetim, ai iu përgjigj edhe disa komenteve të ndjekësve, mes tyre Eda Hoxha, e cila e cilësoi këtë si “histori koti”, si dhe një lexuesi që shkroi se rezultatin e kanë marrë vetë nxënësit.

Duke iu përgjigjur një tjetër komenti që e pyeste se çfarë kishte bërë gjatë 12 viteve, Rama tha se kjo arritje ishte një prej rezultateve të rëndësishme për të cilat, sipas tij, nuk flitet sa duhet. Ai nënvizoi se Shqipëria jo vetëm ka rritur ndjeshëm pikët, por ka lënë pas edhe disa vende që sot janë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ky vend e ka më të mirën vetëm përpara”, u shpreh Rama, duke shtuar se rezultatet e publikuara një ditë më parë janë bërë të njohura botërisht dhe se puna do të vijojë.


Shtuar 9.09.2026 08:52

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom giriş