Përfundon protesta e 101-të, aktivistët bëjnë thirrje për pjesëmarrje më të madhe nesër

Pas një dite të gjatë protestash, tubimi i 101-të kundër qeverisë është mbyllur te kryqëzimi i 21 Dhjetorit.

Protestuesit u kanë kërkuar qytetarëve që kanë mundësi të shkojnë pranë Komisariatit numër 6, ku ndodhen disa prej protestuesve të shoqëruar.

Të lidhura

None found

Aktivisti Arben Kola njoftoi se edhe nesër qytetarët do të mblidhen në sheshin Skënderbej, në të njëjtën orë si gjatë ditëve të mëparshme.

Protesta e sotme nisi para Kuvendit, ku pati përplasje me policinë pasi protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve.

Më pas, protestuesit vijuan drejt Drejtorisë së Policisë dhe bllokuan disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Rreth 20 persona janë shoqëruar në komisariate, ndërsa është bërë thirrje për mbështetjen e tyre. Disa protestues vijojnë të qëndrojnë jashtë komisariateve, duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve.

Gazetari Shpend Gashi dhe disa protestues të tjerë janë liruar, ndërsa pritet që të njëjtën rrugë të ndjekin edhe aktivistë të tjerë.

Qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe keqmenaxhim.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabet