Një vatër zjarri është regjistruar pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër.
Zjarri kishte përfshirë një kanal që ndodhet mes Fushës së Aviacionit dhe një parcele bujqësore, ndërsa flakët po zgjeroheshin.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat arritën ta izolojnë dhe ta shuajnë plotësisht zjarrin. Si pasojë e reagimit në kohë, nuk u shkaktuan dëme në prona apo në zonat përreth, raporton gazetarja Brikena Metaj.
Ndërkohë, organet ligjzbatuese po hetojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
