Flakët i afrohen banesave në Kodër Krastë të Elbasanit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Mesditën e kësaj të diele, një vatër zjarri u shfaq pas Kodrës së Krastës, në periferi të Elbasanit, duke krijuar rrezik për zonat e banuara pranë saj.

Përparimi i flakëve, vuri në rrezik të drejtpërdrejtë dy banesa dhe alarmoi banorët, ç`ka bëri të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit zjarrfikës.

Të lidhura

None found

Në operacion u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 zjarrfikës. Ekipet punuan për izolimin e vatrës, shuarjen e zjarrit dhe krijimin e një perimetri sigurie për të penguar afrimin e flakëve drejt banesave.

Pas rreth dy orësh përballje me zjarrin, ndërhyrja në kohë mundësoi vënien e situatës nën kontroll të plotë. Flakët u neutralizuan dhe u shmang djegia e banesave, si edhe përhapja e zjarrit në zonat përreth.

Rreziku nga zjarret në qarkun e Elbasanit, njësoj si në pjesë të tjera të vendit, mbetet i lartë gjatë kësaj periudhe për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve që favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

Autoritetet paralajmërojnë se në afërsi të banesave, hapësirave të gjelbra dhe sipërfaqeve me bimësi të thatë, edhe një vatër e vogël mund të shndërrohet brenda pak minutash në një situatë të rrezikshme.

Shërbimi zjarrfikës i Elbasanit, u bën thirrje të përsëritur qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri, duke mos ndezur zjarre në ambiente të hapura dhe duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë flakë.

Sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta, mbetjet e ndezshme, hedhja e pakujdesshme e cigareve dhe përdorimi i zjarrit pranë bimësisë së thatë mund të sjellin pasoja serioze për banesat, pronën dhe mjedisin. Zjarret e shumta të kësaj vere kanë shkaktuar dëme me vlera të jashtëzakonshme në zonat rurale dhe urbane.


Shtuar 6.09.2026 14:37

Tags: ,
sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahissetrabetjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis