Krijuesi i programeve anti-virus, John McAfee, gjendet i vdekur në burg

Sipërmarrësi i programeve anti-virus John McAfee është gjetur i vdekur në një qeli burgu në Barcelonë, disa orë pasi gjykata vendosi ekstradimin e tij në SHBA, për t’u përballur me akuzat e evazionit fiskal.

Departamenti katalan i drejtësisë tha se mjekët ishin përpjekur ta ringjallnin 75-vjeçarin, por nuk ia dolën.

Deri më tani dyshohet se McAfee është vetëvrarë.

Ai ka qenë një figurë e diskutueshme në botën e teknologjisë, pasi kompania e tij lëshoi ​​programin e parë komercial anti-virus./albeu.com


Shtuar 24.06.2021 08:16