Shkrumbohet nga flakët makina e vlonjates gjatë natës

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se një makinë “Audi” në pronësi të një shtetasje, është shkrumbur nga flakët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

 


Shtuar 24.06.2021 08:13