Disa zyrtarë të klubit të Kastriotit kanë përfunduar në polici.
Sherri në stadiumin “Selman Stërmasi” ka bërë që policia të ndërhyjë dhe të shoqërojë në komisariat 6 persona.
Pas incidentit në fushë, vlen të theksojmë që stadiumi është blinduar nga forcat e rendit. Policia e kishte të pamundur të qetësonin situatën pasi drejtuesit e Kastriotit u futën në fushë.
Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes?
Në stadiumin “Selman Stërmasi” vendosi goli i Erion Hoxhallarit në minutën e 78′ i cili më pas shkaktoi një sherr të madh.
Drejtuesit e Kastriotit janë tërbuar pasi pretenduan se futbollistët e Tiranës nuk respektuan “Fair – Play” teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë.