Keni aplikuar për Llotarinë Amerikane? Zbulojeni tani nëse jeni përzgjedhur apo jo

Ditën e sotme në orën 18:00, mund të kontrolloni nëse keni fituar apo jo llotarinë Amerikane.

Siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA, Çështjet Konsullore, për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni Këtu.

Nëse keni aplikuar për herë të parë dhe nuk dini se si të zbuloni nëse keni jeni përzgjedhur apo jo, ndiqni hapat e mëposhtëm.

Pasi të ndodheni në Webfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Rikujtojmë se përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar.  /albeu.com/

Shtuar 8.05.2021 06:05