Arben Ristani thumbon Bashën: Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ristani shprehet se ëështë çmenduri të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme.

Kjo shprehje vjen pikërisht nga fizikanti Albert Ajnshtajn.

“Sipas Albert Einstein: Çmenduri është të bësh gjithmonë te njëjtën gjë dhe te presësh rezultate te ndryshme”, shkruan Ristani në rrjetet sociale.


Shtuar 2.05.2021 18:03