Tesla njoftoi se dorëzoi një rekord prej 308,600 makinash në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, që është shumë më tepër se 263,026, siç parashikohej nga analistët e Wall Street.
Kompania e Elon Musk e arriti ketë sukses biznesi pavarësisht mungesës së çipave në tregun botëror, kryesisht falë rritjes së prodhimit në Kinë, raportoi Reuters.
Është tremujori i gjashtë radhazi në të cilin prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë regjistroi dërgesa rekord.
Në periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar, thuajse 30 për qind më shumë makina janë dorëzuar në treg se në tremujorin e tretë dhe 70 për qind më shumë se në tremujorin e fundit të 2020, thuhet në deklaratë.
Tesla ka rritur ndjeshëm prodhimin në Kinë për shitje në atë vend dhe për eksport në Evropë, pavarësisht rritjes së konkurrencës dhe rritjes së numrit të ankesave për shkak të problemeve të sigurisë së makinave.
Në njoftim saktësohet se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë shitur 296,850 makina Model 3 kompakte dhe Model Y, si dhe 11,750 makina Model S dhe Model X.