Suno AI dënohet nga një gjykatë në Gjermani për cenim të së drejtës së autorit

Një gjykatë në Mynih ka shpallur fajtore Suno AI, kompani që përdor inteligjencën artificiale për krijimin e muzikës, për shkelje të të drejtave të autorit. Vendimi vlerësohet se mund të shërbejë si precedent edhe në nivel ndërkombëtar.

Të lidhura

None found

Trupi gjykues ka përcaktuar se Suno AI duhet të bëjë publike të ardhurat e realizuara dhe të dëmshpërblejë autorët, krijimet e të cilëve janë shfrytëzuar pa autorizim. Kompania akuzohet se ka përdorur në shkallë të gjerë muzikë të mbrojtur nga e drejta e autorit për trajnimin e modeleve të saj të inteligjencës artificiale.

Padia u paraqit nga GEMA, organizata gjermane përgjegjëse për administrimin e të drejtave të autorit, e cila ka një rol të ngjashëm me atë të SIAE-s në Itali. Presidenti i GEMA-s, Tobias Holzmueller, e përshkroi rezultatin gjyqësor si një “vendim me rëndësi globale”, për shkak të ndikimit që mund të ketë në trajnimin e ardhshëm të modeleve të inteligjencës artificiale.

Holzmueller sqaroi se GEMA nuk synon ta detyrojë Suno AI të mbyllet. Objektivi, sipas tij, është krijimi i mundësive për negociata në kushte të barabarta me kompaninë, gjë që deri tani nuk ka qenë e realizueshme. Në qendër të debatit vazhdon të jetë përcaktimi i mënyrës së kompensimit të autorëve, kur veprat e tyre shërbejnë për trajnimin e inteligjencës artificiale.

Gjatë procesit, GEMA deklaroi se Suno AI prodhon këngë duke iu përgjigjur kërkesave të përdoruesve për zhanre, stile apo atmosfera të veçanta. Sipas organizatës, sistemi mbështetet në hite të njohura ndërkombëtare, mes të cilave “Mambo No. 5” nga Lou Bega, “Daddy Cool” nga Boney M. dhe “Forever Young” nga Alphaville. Në padi pretendohet se materialet e krijuara nga inteligjenca artificiale kanë ngjashmëri shumë të mëdha me versionet origjinale.

GEMA ka shënuar edhe më parë fitore gjyqësore përballë kompanive të inteligjencës artificiale. Vitin e kaluar, organizata fitoi në Mynih një proces kundër OpenAI, të cilën e akuzoi për riprodhim të paligjshëm të teksteve të këngëve. OpenAI e ka ankimuar vendimin, ndërsa çështja vazhdon të jetë në shqyrtim.

Duke folur për Deutsche Welle, eksperti i pronësisë intelektuale në Universitetin e Amsterdamit, Martin Senftleben, vuri në dukje se rëndësinë e këtij rasti e rrit edhe fakti që padia nuk është paraqitur nga një subjekt privat, por nga një organizatë kolektive përfaqësuese e autorëve. Sipas tij, kjo i jep veprimit ligjor më shumë fuqi dhe shtrirje, sepse mbrojtja përfshin jo vetëm artistët e njohur, por edhe krijuesit që kanë më pak famë.


Shtuar 12.08.2026 18:30

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet