Samsung do të heqë së shpejti reklamat nga smartfonët

Nëse realizohet do të ishte një hap i duhur për kompaninë. Një praktikë e tillë në një telefon që kushton 1,199 dollarë si flagshipët e kompanisë është e papranueshme.

Samsung konfirmoi se nuk do të tregojë më reklama në aplikacionet e saj si Samsung Weather, Samsung Pay dhe Samsung Theme.

Lajmin e dha vetë shefi i divizionit mobil të Samsung TM Roh. “Kemi vendosur të fshijmë reklamat nga aplikacionet bazike si Weather, Samsung Pay dhe Samsung Themes,” tha Roh.

Reklamat do të hiqen përmes përditësimeve nga One UI por nuk dihet se kur do të ndodhë. Gjithashtu nuk është e qartë nëse ndryshimi do të aplikohet vetëm në Korenë e Jugut apo tregjet në mbarë botën.

Nëse realizohet do të ishte një hap i duhur për kompaninë. Një praktikë e tillë në një telefon që kushton 1,199 dollarë si flagshipët e kompanisë është e papranueshme.

Reklamat janë një prej arsyeve pse One UI së fundi është bërë shqetësues për tu përdorur

Shtuar 23.08.2021 21:51