“Nxehet” çështja Mbappe, televizioni spanjoll: Reali ka gati 180 milionë euro (VIDEO)

Real Madrid në orët e ardhshme mund të përgatis ofertën formale për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

 

Të lidhura

None found

PSG tani është duke shikuar mundësinë e shitjes së Mbappe, pasi francezi refuzoi kontratën gjashtë vjeçare.

Negociatat mes Mbappe dhe Realit janë ndërprerë dhe kjo ka ndikuar që klubi francez të ndërrojë mendje.

Ndërkohë, sipas televizionit spanjoll, DirectoGol, Real Madrid është gati të paguajë 180 milionë euro për francezin.

Kjo vlerë ndoshta do jetë e mjaftueshme që PSG ta lirojë Mbappe, që i skadon kontrata vitin tjetër.

Ndërkohë, RMC Sport, raportoi se një klub i Premierligës, emri i së cilës nuk u bë i ditur ka bërë një ofertë zyrtare.


Shtuar 23.08.2021 22:03