Robotët protestojnë në Poloni kundër rreziqeve të inteligjencës artificiale

Rreth 30 robotë u mblodhën përpara Ministrisë së Politikës Digjitale në Poloni, ku kërkuan vendosjen e rregullave dhe mbikëqyrjes për përdorimin e inteligjencës artificiale në tregun e punës.

Të lidhura

None found

Mes protestuesve kishte modele humanoide me dy këmbë, si dhe robotë me katër këmbë që ngjanin me qen. Ata u shoqëruan nga aktivistë me flamuj, të cilët marshuan në sheshin përpara ministrisë dhe brohoritën slogane për mbrojtjen e vendeve të punës.

“Të mbrojmë vendet e punës”, “Ka ardhur koha të vendosen rregulla” dhe “Mos prisni, rregullojeni tani” ishin disa nga thirrjet që dëgjoheshin përmes altoparlantëve.

“Robotët janë këtu për të treguar se kjo teknologji është tashmë një realitet”, deklaroi për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) roboti humanoid Agibot A3, një prej pjesëmarrësve në tubim.

Veprimtaria u organizua nga iniciativa Democratism, e cila synon të nxisë diskutimin për ndikimin social dhe ekonomik të automatizimit të mbështetur nga inteligjenca artificiale.

Sipas organizatorit Grzegorz Kulis, një prej rreziqeve kryesore është që robotët humanoidë dhe sistemet e inteligjencës artificiale të zëvendësojnë njerëzit në të ardhmen, sidomos në profesionet që lidhen me punën intelektuale.

“Nëse një robot i tillë është disa herë më efikas dhe më i lirë, shumë pak drejtues kompanish do të thonë: ‘Do të vazhdoj të punësoj njerëz’”, tha Kulis.

Kulis, i cili drejton sektorin e teknologjisë së informacionit në një kompani robotike dhe ka punuar edhe në fushën e punësimit dhe politikave të tregut të punës, u shpreh se është “i frikësuar” nga përparimet teknologjike që mund të ndryshojnë organizimin e shoqërisë dhe të tregut të punës.

Protesta u vizitua edhe nga ministri polak i Politikës Digjitale dhe Qeverisjes, Krzysztof Gawkowski.

“Modelet e pakontrolluara të inteligjencës artificiale, të integruara në robotë humanoidë që do të vazhdojnë të zhvillohen paralelisht me përparimin e robotikës, përbëjnë një problem madhor”, deklaroi ministri.

Në korrik, presidenti konservator dhe nacionalist i Polonisë, Karol Nawrocki, firmosi dokumentin qeveritar për zbatimin e rregullores së Bashkimit Evropian për inteligjencën artificiale, të njohur si AI Act.

Rregullorja përcakton ngritjen e një autoriteti kombëtar që do të jetë përgjegjës për zbatimin e rregullave evropiane mbi inteligjencën artificiale, të cilat tashmë kanë hyrë zyrtarisht në fuqi.


Shtuar 7.09.2026 19:25

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel