Pavarësisht nëse jeni adhurues apo jo i teknologjisë, bota digjitale ofron gjithçka që ju nevojitet apo dëshironi. Dhe kjo vlen edhe për makinat.
Të lidhura
None found
Për shumë blerës potencialë, faqet zyrtare të prodhuesve të veturave janë pika e parë e kontaktit në rrugëtimin drejt blerjes. Disa marka arrijnë të gjenerojnë trafik dukshëm më të lartë se konkurrentët e tyre.
Sipas një analize të fundit nga Emarketer, e cila shfrytëzoi statistikat e Comscore për të matur numrin e vizitorëve unikë, Toyota dhe Ford zënë vendet e para, duke lënë pas gjithë rivalët e tjerë.
Më poshtë gjeni listën e 10 platformave online më të klikuara në industrinë e automobilizmit:
Grupi Toyota — 9.2 milionë vizitorë
Ford Motor Company — 9.0 milionë vizitorë
Hyundai Kia Automotive Group — 6.2 milionë vizitorë
General Motors — 5.3 milionë vizitorë
Fiat Chrysler Automobiles (Stellantis) — 4.8 milionë vizitorë
Nissan — 4.3 milionë vizitorë
Honda — 4.1 milionë vizitorë
Tesla — 2.5 milionë vizitorë
Grupi Volkswagen — 2.1 milionë vizitorë
BMW — 2.1 milionë vizitorë
