Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale. Hyrja e zgavrës ndodhet ne nje lartesi prej 750 metrash mbi nivelin e detit.
Sipas eksploruesve, në fund të shpellës është gjetur një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e galerisë. Gjatë eksplorimit është konstatuar edhe prania e një numri të madh eshtrash kafshësh të egra, mes tyre të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës dhe specieve të tjera. Sipas grupit të ekspeditës, zbulimi pritet të nxisë eksplorime dhe studime të mëtejshme, me qëllim përcaktimin nëse shpella ka vazhdim, si edhe dokumentimin e vlerave të saj natyrore dhe speleologjike.
Të lidhura
None found
Zgavra e rralle ne parkun kmbetar te llogarisë u zbulua nga Shoqata Speleologjike Shqiptare, e cila thekson se çdo eksplorim zbulon nje pjese te panjohur te trashegimise sone natyrore dhe nenvizon rendesine e studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes se shpellave shqiptare.

