Kryetari Ekzekutiv i Ford, Bill Ford, vlerëson se prodhuesit amerikanë të makinave duhet të përgatiten për përballjen me konkurrencën që vjen nga Kina.
Të lidhura
None found
Sipas tij, tarifat dhe kufizimet rregullatore nuk mund t’i pengojnë përgjithmonë automjetet kineze të hyjnë në tregun e Shteteve të Bashkuara.
Ai nënvizoi se kompanitë amerikane duhet të fokusohen në prodhimin e automjeteve me cilësi më të lartë dhe çmime më konkurruese.
Ford tha se kompanitë kineze kanë shënuar zhvillime të mëdha si në teknologji, ashtu edhe në proceset e prodhimit.
Ndërkohë, kompania Ford po zhvillon një kamionçinë elektrike me çmim të përballueshëm, e cila pritet të dalë në treg në vitin 2027.
Bill Ford bëri thirrje edhe për krijimin e një strategjie industriale afatgjatë në Shtetet e Bashkuara, me synim mbështetjen e industrisë së automobilave.
Në përfundim, ai theksoi se përgjigjja më e mirë ndaj konkurrencës është ndërtimi i automjeteve që mund të konkurrojnë me sukses me produktet kineze. /Telegrafi/
