ZYRTARE/ Ylli i Spanjës rezulton negativ me Covid-19, pritet të rikthehet në stërvitje

Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Diego Llorente ka rezultuar negativ në testimet e fundit me COVID-19.

Kombëtarja e Spanjës ka bërë të ditur se mbrojtësi Diego Llorente ka rezultuar negativ me COVID-19 në dy testimet e fundit me metodën PCR.

Ky është lajm i mirë për Luis Enriquen pasi ai frikohej shpërthimit të virusit në kampin stërvitor.

Lajmin e ka bërë të ditur Kombëtarja e Spanjës përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

Llorente do t’i nënshtrohet edhe një testimi gjatë ditës së nesërme dhe në rast se rezulton negativ, atëherë ai do të rikthehet në stërvitje.


Shtuar 10.06.2021 12:35