ZYRTARE/ Rezultatet negative, Genoa merr vendimin për Shevchenkon

Aventura e Andriy Shevchenkos me Genoan ka përfunduar.

Skuadra italiane aktualisht ndodhet në vendin e 19-të në tabelën e Serie A pas 21 ndeshjesh, pesë pikë prapa Venezia-s në vendin e 17-të.

Ukrainasi mori postin e trajnerit në fillim të nëntorit dhe ka udhëhequr skuadrën në tre barazime dhe gjashtë humbje në ligë, me një fitore në Kupë.


Shtuar 15.01.2022 13:15