ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares bëhet me ekip të ri, mbetet në Serie A (FOTO LAJM)

Ardian Ismajli ka ndërruar skuadër këtë merkato, por jo kampionatin. Mbrojtësi shqiptar është larguar nga Specia për të firmosur me ekipin e Empolit.

24-vjeçari spikati që në sezonin e tij të parë ne Serie A e sidomos në përballjet me të mëdhatë e Italisë, duke dhënë ndihmën e tij për të siguruar mbijetesën.

Empoli ka zyrtarizuar sot afrimin e tij më të ri në merkato, duke prezantuar Ismajlin për të gjithë tifozët.

Në radhët e skuadrës italiane, mbrojtësi kuqezi do të gjejë edhe një bashkëkombas të tij. Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, i cili është një nga elementet kyçe të këtij ekipi.


Shtuar 9.08.2021 22:27