Tifozët e Interit të zhgënjyer, dëmtojnë dhe lyejnë me bojë të zezë muralesin e belgut (FOTO LAJM)

Orët e ardhshme do e bëjnë Romelu Lukakun futbollistin më të ri të Chelsea-t.

Transferimi i belgut në Londër nuk i ka lënë indiferendë tifozët e Interit,të cilët tani kanë frikë se skuadra që fitoi titullin vitin e kaluar është dobësuar dhe nuk mund të konkurojë dot për trofeun.Ditët e fundit, presidenti Zhang është sfiduar nga tifozët, por futbollisti belg gjithashtu nuk është i përjashtuar nga kritikat.

Disa gazetarë të SportItalia ndanë një fotografi të muralesit të Lukakut që ndodhet pranë stadiumit San Siro e cila ishte dëmtuar dhe lyer me bojë të zezë në shenjë proteste duke patur parasysh që tifozët e kanë konsideruar si shenjë tradhëtie.


Shtuar 9.08.2021 22:43