ZYRTARE/ Klubi i njohur i La Liga shkarkon trajnerin

Espanyol  njoftoi në një deklaratë të premten se kishte shkarkuar trajnerin Vicente Moreno, i cili kishte kontratë deri në vitin 2023.

Klubi aktualisht i 13-ti në La Lig , ka shkarkuar gjithashtu drejtorin e tij sportiv Francisco Joaquin Perez Rufete.

Tekniku spanjoll u shkarkua vetëm dy ditë para përfundimit të kampionatit për shkak se ishte në një seri prej pesë ndeshjesh pa fitore (4 humbje, 1 barazim). Është Luis Blanco, trajneri i ekipit B që do të marrë përsipër këtë të shtunë në orën 18:00 ndaj Valencias. /albeu.com/

Vicente Moreno drejton Espanyol

Shtuar 14.05.2022 12:46