ZYRTARE/ Jep dorëheqjen Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Fritz Keller ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Fritz Keller ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Sipas mediave gjermane, arsyeja e dorëheqjes është kritika dhe pakënaqësia e Keller me organizimin e Federatës, ku sipas tij duhet të ketë një ndryshim të menjëhershëm, duke nisur nga ai.

Sipas raportimeve, Keller ka pushuar edhe disa zyrtarë të Federatës para se të dorëhiqej vet.

“Siç është njoftuar, unë po e vë zyrën time si president i Federatës së Futbollit të Gjermanisë në dispozicion për një fillim të ri dhe reformë të thellë dhe të nevojshme në interes të Federatës Gjermane të Futbollit “, deklaroi Keller./

Shtuar 17.05.2021 12:05