Kapen 400 kg kokainë në Kosovë, hyri nga porti i Durrësit

Në Kosovë është kapur një sasi e madhe droge. Bëhet fjalë për 400 kg kokainë. Mësohet se droga vinte nga vendet e Amerikës Latine.

Kokaina është kapur në një kamion me mish, i cili vinte nga Brazili. Kapja e saj ka ardhur si rezultat i një operacioni mes policisë shqiptare, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sinjali ka ardhur nga DEA amerikane.

Droga prej tre ditësh është nisur drejt Kosovës, ku dhe është sekuestruar. Komioni ka hyrë nga Italia në Portin e Durrësit 15 ditë më parë.

Mësohet se pakove dhe kontenierëve u është vendosur çip./albeu.com

 

Shtuar 17.05.2021 12:05