Manchester City ka zyrtarizuar marrëveshjen me Chelsean për transferimin e mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez.
Futbollisti 25-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin e “Etihad Stadium”, duke u lidhur me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2031.
Të lidhura
None found
Pas më shumë se tre vitesh të kaluar te Chelsea, Fernandez mbyll aventurën e tij në Londër. Gjatë kësaj periudhe, ai u shndërrua në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës dhe fitoi Ligën e Konferencës, si dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2025.
Karriera e tij para transferimit te Chelsea përfshinte aktivizime me Defensa y Justicia dhe River Plate në Argjentinë. Më pas, ai iu bashkua Benficës, me të cilën fitoi titullin kampion në Portugali.
Me kombëtaren e Argjentinës, Fernández ka triumfuar në Kupën e Botës në vitin 2022 dhe në Copa América në vitin 2024. Ai ishte pjesë e ekipit argjentinas edhe në finalen e Kupës së Botës 2026, ku Spanja doli fituese.
Kalimi në Manchester City përbën një etapë të re për mesfushorin argjentinas, i cili do të vihet tashmë nën drejtimin e Enzo Marescas.
