Ylber Ramadani duket se do të jetë futbollisti i radhës shqiptar që do të vazhdojë karrierën në Superligën turke. Sipas raportimit të gazetarit italian Gianluca Di Marzio, mesfushori i Kombëtares është drejt kalimit te Corum FK, skuadër që siguroi ngjitjen në elitë për sezonin e ardhshëm.
Të lidhura
None found
Klubi që mban kartonin e lojtarit, Lecce, mësohet se ka dhënë pëlqimin për ofertën e ardhur nga ekipi turk. Kështu, pas tre sezonesh në Serie A, Ramadani është gati të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij.
Në kampionatin turk, futbollisti kuqezi do të bëhet pjesë e një grupi të njohur lojtarësh shqiptarë. Aktualisht aty aktivizohen edhe Qazim Laçi te Rizespor, Ernest Muçi te Trabzonspor, Rey Manaj te Sivasspor (mund të largohet), Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti te Bodrum FK, si dhe Arbnor Muja te Samsunspor.








